MENU
klinika

Sekuestrohen mbi 50 kamera

Detaje nga vrasja e Gentjan Bejtjas/ Makina doli nga Nikla, zbardhet skema që përdorën 4 autorët

12.04.2024 - 19:53

Makina tip “Land-Rover” e përdorur nga 4 persona në vrasjen e Gentjan Bejtas në Larushk të Fushë-Krujës, rezulton të ketë qarkulluar fillimisht në rrugët e fshatit Nikël dhe më pas ka depërtuar në rrugët e fshatit Larushk, ku dhe autorët realizuan ekzekutimin e babait të 3 fëmijëve.

Kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia, përshkojnë itinerarin e automjetit të përdorur në këtë krim të rëndë, ku përmes filmimeve është mësuar se makina dhe 4 autorët janë nisur nga një ambient ende i paidentifikuar në Nikël.

Pikërisht në këtë fshat grupi ka përdorur si bazë një garazh ose magazinë për të mbajtur makinën dhe njëherësh veten e tyre në gatishmëri, pas çdo informacioni që do vinte nga Larushku lidhur me vendndodhjen e Gentjan Betjas.

Janë mbi 50 aparatura DVR me filmime, disa tera të sekuestruara nga policia, që tregojnë lëvizjen e e makinës “Land Rover” por dhe mjetit tjetër tip “Golf 7” të sekuestruar tashmë nga prokuroria.

“Golfi” me të cilin ikën autorët e vrasjes së Bejtjas, u çua për t’u larë në një lavazh në TEG, por u kap nga policia

Filmimet tregojnë lëvizjen e “Golf 7” në drejtim të Bubçit dhe mandej në drejtim të Tiranës. Për këtë ngjarje lir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, janë ndaluar si të dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Makina e Haxhiun, mjeti tip “Golf” është identifikuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa policia e ka lokalizuar 1 ditë me parë teksa Haxhiu e ka çuar për ta larë në një lavazh në zonën e TEG në Tiranë. Mjeti nuk është arritur të lahet, pasi ka ndërhyrë policia.

Policia ka bërë këqyrjen e mjetit me shpresën e gjetjes se gjurmëve të gishtave apo fijeve të flokut apo qoftë dhe gjurmëve biologjike.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, dy personat e arrestuar nuk kanë pranuar të flasin dhe japin shpjegime për vendndodhjen e “Golfit”, pikërisht në vendin ku u dogj makina./ Ora News