MENU
klinika

Këstet e larta janë bazuar mbi vetëdeklarimin e bizneseve

Dhamo: Shumica e bizneseve fitimin neto e kanë 3 deri në 5%

27.04.2024 - 09:25

Eksperti kontabël, Sotiraq Dhamo tha për “Sheshi i Dollarit” në ABC News se shumica e bizneseve në Shqipëri fitimin neto e kanë 3 deri në 5 përqind, ndërsa shtoi se ligji përcakton parapagim të tatimit.

Ndërsa drejtorja e procesit të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Rozana Çelmeta, tha se këstet e larta janë bazuar mbi vetëdeklarimin e bizneseve.

Pjesë nga diskutimi:

Dhamo: Ka ndodhur që tatim paguesi është goditur, është dëmtuar. Shumica e bizneseve në Shqipëri fitimin neto e kanë 3 deri në 5 përqind. Pjesa amë e madhe e kontabilistëve përfitojnë në 100-150 mijë lekë në muaj, kur tatimi i shkon 70 mijë, çfarë fiton ai? Asgjë! Kam dëgjuar “ta paguajnë këtë vit dhe e kthejmë tjetrin”, por ku është parë kjo? Të financojmë shtetin?

Çelmeta: Këstet e larta janë bazuar mbi vetëdeklarimin e bizneseve mbi fitimin gjatë vitit 2023. Nëse kanë ardhur këste të larta është se fitimi i vetë deklaruar nga biznesi është i tillë, ndoshta nuk është raportuar në mënyrë korrekte pjesa e shpenzimeve. Kjo skemë e re do të sjellë mbase më shumë reflektim të nivelit të shpenzimeve. /abcnews.al