MENU
klinika

Viti 2024 me “këmbë të mbarë”

Dhuna në familje/ Plot 202 në pranga dhe 570 raste të denoncuara

28.04.2024 - 10:20

Referuar statistikave të Policisë së Shtetit në vetëm 4 muajt e parë në vendin tonë janë regjistruar 570 raste me 610 autorë nga të cilët 202 janë e arrestuar.

Nisur nga dendësia e popullsisë, qarku me numrin më të madh të denoncimeve për dhunë në familje është ai i Tiranës, i ndjekur nga ai i Durrësit, Fierit dhe Vlorës.
E njëjta panoramë ka qenë edhe vitin e kaluar. Gjatë vitit 2023, janë evidentuar dhe trajtuar nga Policia, 5064 raste të dhunës dhe krimeve të tjera në marrëdhëniet familjare. Por jo të gjitha rastet kanë qenë serioze.

Vetëm gjysma e tyre, konkretisht 2334 raste të dhunës dhe krimeve të tjera në marrëdhëniet familjare u çuan në prokurori.
Ndërsa në pranga kanë rënë gjatë gjithë vitit 699 persona. Agresiviteti brenda familjeve vitin e kaluar prodhoi dhe viktima.

Për shkak të marrëdhënieve familjare gjatë 2023 u vranë 9 gra dhe vajza, 3 burra dhe një foshnje.
I lartë ka qenë dhe numri i urdhrave të mbrojtjes ku ka pasur 2730 kërkesa dhe 150 raste kur urdhri i mbrojtjes është shkelur.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.