MENU
klinika

Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshje

Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024!

18.04.2024 - 12:47

Pas dhunës në Superligën shqiptare të futbollit për moshat U-21 në stadiumin “Tofik Jashari”, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa ndëshkuese për dy klubet Erzeni dhe Partizani.

Për Erzenin, FSHF nuk ‘ka k dorën’ duke e përjashtuar nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2023-2024, ndërsa është dënuar me gjobë në vlerën 400 mijë lekë.

Ndërkohë, 7 lojtarë janë pezulluar për 10 ndeshje, 4 nga Partizani dhe 3 Erzeni. Lojtari KF Erzeni U-21, Davidson Madrid Bentacur është pezulluar me 1 vit nga ndeshjet.

Lojtarët e pezulluar

-Lojtari i FK Partizani U-21, Ralf Cela, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i FK Partizani U-21, Frenki Shahaj, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i FK Partizani U-21, Danilo Bajraktari, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF Erzeni U-21, Laert Sallaku, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF Erzeni U-21, Klajvi Zeneli, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF Erzeni U-21, Barros de Sousa Ëalace Raynan, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF Erzeni U-21, Klauz Cergani, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF Erzeni U-21, Davidson Madrid Bentacur, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti.