MENU
klinika

"Kryetarja e Parlamentit të propozojë datën"

Gazment Bardhi: Do t’i qëndrojmë mocionit me debat për Xibrakën

15.04.2024 - 17:09

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat se do ti qëndrojnë idesë për mocion me debat për çështjen e Xibrakës, ku ai pretendon se është i përfshirë vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama.

Bardhi tha se mocion me debat është i detyrueshëm, ndërsa theksoi se kryetarja e Parlamentit duhet të propozojë një datë dhe brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes duhet të zhvillohet.

Bardhi: Mocioni jonë bazohej në të dhëna konkrete të raporteve ndërkombëtare që e listojnë Shqipërinë në krye të vendeve problematike, për transport droge, ishte terezish i bazuar në të drejtën për të kërkuar mocion në përputhje me rregulloren. Kur bëhet fjalë për drogë qytetarëve i shkon mendja tek vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama dhe kur bëhet fjalë për Olsi Ramën janë gati të shkrijnë kuvendin e Shqipërisë, rregulloren e Kuvendit dhe kushtetutën. Sic shkrinë javën e kaluar për llogari të Olta Xhaçkës, shkrinë gjykatën kushtetuese.

Ne do ti ti qëndrojmë mocionit që kemi paraqitur. E vetmja kompetencë që ka kryetarja e Kuvendit është të propozojnë një datë, por mocioni është i detyrueshëm brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes.