MENU
klinika

"Disa i përdorën si mish për top dhe i lanë rrugëve"

“Do votojmë pro!”- Bardhi për Amnistinë penale: Do lirohen të gjithë protestuesit!

04.04.2024 - 19:28

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit, ka prezantuar në Kuvend amendamentin e propozuar nga opozita për projektligjin për Amnistinë Penale, ku deklaroi po ashtu se do ta votojnë “pro”.

Bardhi: Grupi i PD që ditën e parë që qeveria prezantoi amnistinë, edhe pse ishim në proteste kemi deklaruar se jemi parimisht dakord për aktin e amnistisë. Me rikthimin ne normalitet, donin të shqyrtonin propozimin dhe të shkonim në një konsesus, pasi kërkon shumicë të cilësuar. Kemi analizuar të gjitha ligjet në të shkuarën për amnistinë që kanë marrë një konsensus të gjerë të Kuvendit dhe rezulton se Amnistia që propozohet sot, është amnistia që përfshin një kategori më të ngushtë të përfituesve.

Kam dëgjuar që me propozimin tonë falen të korruptuarit dhe se ne kemi krijuar një aleancë kundër SPAK-ut. Shqiptarët e dinë kush është pro e kush kundër SPAK-ut. SPAK ka nevojë të mbështetet edhe duke e furnizuar me kallëzime e denoncime, këta që nuk kanë bërë asnjë denoncim, me fjalë na dalin mbrojtësit e SPAK-ut.

Në amnistinë e fundit e këtij parlamenti, thuhet se të gathë personat e dënuar që nuk përfitojnë u ulet dënimi, nuk ka pasur përjashtime për vrasësit, as për funksionarët e lartë të korruptuar. Ka përfituar çdo person. Ajo që i ka munguar Shqipërisë është ndëshkimi i korrupsioni në radhët e zyrtarëve të lartë. Çdo zyrtar që është përfshirë në korrupsion dhe që hetohet nga SPAK dhe dënohet nga GJKKO, nuk mund të përfitojë asnjë lehtësi me vota të deputetëve. Dëgjova që në mëngjes përralla nga më të ndryshmet. Sipas SPAK, janë vetëm 6 vendime me 9 të dënuar në rrethin e zyrtarëve të lartë dhe asnjë nuk do përfitoj nga amnistia.

Ndryshe nga amnistitë e të shkuarës, në këtë amnisti nuk përfiton asnjë ulje dënimi nga amendamenti i propozuar nga PD. Dëgjova pse nuk falen protestuesit dhe në fakt kur i përdor si mish për top dhe më pas i le rrugëve, sigurisht që nuk e di pse janë dënuar dhe pse vuajnë gjatë këtyre viteve në dyert e gjykatave.

Pjesa dërrmuese e protestuesve që ndiqen penalisht janë për bllokim të rrugëve, mjeteve dhe pengim të subjekteve zgjedhore. Luftëtarët e mëdhenj të mbrojtjes së protestuesve as që i kishin menduar dhe pse një pjesë prej tyre i kanë kryetar të asaj që quajnë parti. I garantoj protestuesve të PD dhe të shoqërisë civile, se sipas kësaj amnistie dhe amendamentit të opozitës, çdo çështje e hapur dhe dënim i dhënë amnistohet sipas neneve të këtij ligji.

Kemi vendosur ta votojmë pro amnistinë si një akt mëshire dhe një mesazh të qartë që çdo deputet duhet të japë ndaj kësaj shtrese. Është e vërtetë që nga kjo amnisti nuk përfitojnë ata që janë dënuar për krime të rënda, por një kategori që në një sistem tjetër nuk duhet të ishin dënuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN