MENU
klinika

Ekspozita

‘E Kalura e Tashme’ në Spaç të Mirditës

07.04.2024 - 17:33

Në ish-burgun e Spaçit, në Mirditë, do të ngrihet ekspozita “E Kaluara e Tashme”.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale posterin e kësaj ekspozite, që do ngrihet për të qëndruar përgjithmonë në Spaç të Mirditës.

Gonxhja tha se, 49 portretet e ish të burgosurve politik që janë ende në jetë, bashkë me rrëfimet e tyre do të jenë të hapura për publikun që prej datës 13 prill 2024 e në vazhdim.

“Kushdo mund të shoh trupëzimi i 49 portreteve në një skulpturë të vetme e cila kthehet në një monument të kujtesës kolektive, pikëtakim dhe pikënisje e procesit zhvillimor shoqëror. Kjo ekspozitë është një akt artistik-kulturor i cili finalizohet me praninë e publikut, rinisë, institucioneve, dhe të gjithëve si aktorë aktiv të ndërtimit të një shoqërie”, u shpreh ministri.

Historitë dhe vuajtjet në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë, vijnë përmes kësaj ekspozite, me krijimin e skulpturave nga Kristian Zara. Teksa kurator të ekspozitës janë Arnen Sula dhe Kristian Zara.

Projekti është konceptua dhe realizua nga Tek Bunkeri, financuar nga Bashkimi Evropian pjesë e programit EU4CULTURE, zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (2023-2024).

Qëllimi i ekspozitës është të treguarit e kësaj pjese të historisë shqiptare me anë të krijimit të një skulpturë monumentale e cila do të qëndrojë përgjithmonë në Spaç.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit