MENU
klinika

NASA ka planifikuar transmetimin e drejtpërdrejtë

Eklipsi diellor, në cilat zona do të jetë i dukshëm

08.04.2024 - 11:04

Sot pjesa më e madhe e Amerikës Veriore dhe Qendrore do të kenë mundësinë të shohin Hënën të kalojë dhe të mbulojë Diellin gjatë një eklipsi total diellor. Eklipsi i plotë do të jetë i dukshëm për miliona njerëz në pjesë të Amerikës së Veriut, Meksikës dhe Kanadasë.

Ai do të fillojë nga Oqeani Paqësor Jugor, me zonat e para të Meksikës që do ta vëzhgojnë atë nga bregu i Paqësorit. Rruga e eklipsit do të përshkojë Meksikën dhe do të vazhdojë në SHBA përmes Teksasit, duke vazhduar në verilindje dhe më pas në Kanada.

Gjatë eklipsit, kur disku i zi i Hënës zë vendin e Diellit, qielli do të errësohet sikur të ishte agim apo muzg dhe shikuesit do të kenë mundësinë të vëzhgojnë koronën e Diellit, atmosferën e jashtme të Diellit. Kjo fazë mund të zgjasë deri në katër minuta.

Sipas NASA-s, afërsisht 31.5 milionë njerëz jetojnë përgjatë rrugës së eklipsit, ndërsa një total prej mbi 300 milionë njerëz do të kenë mundësinë të përjetojnë qoftë edhe një eklips të pjesshëm. NASA ka planifikuar transmetimin e drejtpërdrejtë të eklipsit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngjarjen mund ta ndiqni edhe në YouTube

Kur pritet të ndodhë eklipsi total diellor?