MENU
klinika

Një vrasës jashtë familjes

Çfarë tregon gëzhoja e gjetur në shtëpinë e Pëllumb Metës!

03.04.2024 - 11:07

Specialisti i Policisë Fatjon Softa ka folur në lidhje me vrasjen që është e mbuluar ende me mister, ajo e Pëllumb Metës, i ekzekutuar nga 3 fëmijët e tij.
Megjithatë duket se një detaj i ri duket se mund të ndryshojë rrjedhën e hetimeve, pasi në shtëpinë e familjes është gjetur një gëzhojë që nuk i përket pistoletës së sekuestruar.

“Kjo tregon edhe një herë, atë që kam thënë më parë që është e pamundur që një vajzë e tillë si Hygerta të ketë shkrepur armën. Fakti që është gjetur një gëzhojë tjetër në ambientet e shtëpisë së Pëllumb Metës, tregon se mund të ketë të tjerë të përfshirë jashtë familjes. Kjo hedh dyshimet se nuk është ajo vrasësja e vërtetë, por një person jashtë familjes. Duhet gjetur arma, të cilës i përket gëzhoja. Ka qenë një amë apo dy?”, tha Softa për Breaking.