MENU
klinika

Ironi për Eglën?

Elgit Doda bën reagimin e papritur: Ma skualifikoni shokun

02.04.2024 - 09:23

Disa pamje të aktores Egla Ceno, ish-konkurrente e ‘BBV3’, të postuara ditën e djeshme nga produksioni kanë shkaktuar një ‘rrëmujë’ të madhe kudo nëpër rrjet.

Reagimet prej publikut dhe shumë artistëve të tjerë kanë qenë të shumta, ku disa dalin në mbështetje të saj dhe disa të tjerë jo, duke ‘thumbuar’ kështu dhe produksionin.

Siç duket të njëjtën gjë ka bërë dhe këngëtari Elgit Doda, i cili nëpërmjet një postimi në Instastory kërkon që Vëllai i Madh të nxjerr Romeon jashtë ambienteve të shtëpisë dhe ta marrin përsëri mbrapsht në shtëpi, duke qenë se dje ishte dhe Dita e Gënjeshtrave.