MENU
klinika

Autori me kapuç e qëllon me 4 plumba (PAMJET)

EMRI/ Atentat me armë zjarri ndaj 44-vjeçarit shqiptar në Belgjikë

29.04.2024 - 19:19

Një atentat me armë zjarri i është bëri një 44-vjeçari shqiptar në Belgjikë. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Agustin Kaza nga Mirdita, i cili aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas mediave vendase, 44-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një shqiptari mbrëmjen e djeshme (28 prill) në Bruksel rreth orës 22:30.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në mediat, një person me kapuç ecën në trotuar para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar disa herë ndaj shqiptarit.

Autoritetet në Bruksel kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota te ketij atentati dhe per te identifikuar autorin.