MENU
klinika

Disa ide fantastike për t'i kopjuar

Fjongot janë tendenca më “vajzërore” e kësaj pranvere

19.04.2024 - 10:51

Me ardhjen e kësaj pranvere, veshjet i kemi parë të mbuluara me fjongo, të mëdha e të vogla,  simbol i një estetike hiper-femërore që do të na shoqërojë gjatë gjithë verës.

Fjongot dhe shritat janë rikthyer zyrtarisht në qendër të vëmendjes si një nga tendencat më të mëdha për pranverën dhe verën 2024.

Dhe ndihemi mjaft të sigurta për t’ju thënë se ato janë kthyer për të qëndruar për një kohë të gjatë dhe për të zbukuruar shumicën e veshjeve që do të shohim nga tani deri në fund të verës me sharmin e tyre të parezistueshëm bon ton.

FJONGOT janë tendenca më romantike dhe "vajzërore" e

Instagram dhe TikTok e kanë bërë maninë e fjongove një trend simbol të vajzërisë së harlisur, duke e ngritur këtë aksesor në një lajtmotiv modern për pamjet që variojnë nga një estetike kokete në një Lolita moderne, e deri deri tek estetika elegante dhe romantike.

FJONGOT janë tendenca më romantike dhe "vajzërore" e

Sot fjongot në fakt janë gjithandej në artikuj të tillë si bluza, fustane, pantallona dhe funde, duke i dhënë çdo veshjeje një prekje tipike vajzërore.

Emblema e feminitetit modern, e cila përzien elementet e një qëndrimi të pafajshëm dhe të çiltër me ato të një sensualiteti më të prekur, fjongot janë detaji i papritur që ka bërë për vete edhe shumë shtëpi mode.

FJONGOT janë tendenca më romantike dhe "vajzërore" e

Nga Sandy Liang te Simone Rocha, duke kaluar nëpër Miu Miu, Giambattista Valli, Celine, Comme de Garçons, Balmain dhe GCDS të cilat, së bashku me veshjet më të fundit të shfaqura nga vajzat në tapetin e kuq (por edhe në stilin e rrugës), menjëherë konfirmojnë trendin.

Prandaj nuk ka më asnjë dyshim për këtë: është koha për të shtuar një veshje të zbukuruar me fjongo në gardërobën tuaj.

FJONGOT janë tendenca më romantike dhe "vajzërore" e

Por ku të përqendrohemi për të ndjekur më mirë trendin? Opsionet janë vërtet të pakufishme: nga fustanet e gjata e elegante me fjongo minimale, deri te fundet e plota, të mbushurvia me fjongo. Pa harruar një palë xhinse të bukura apo një top me fjongo të stolisur. /Living

FJONGOT janë tendenca më romantike dhe "vajzërore" e

FJONGOT janë tendenca më romantike dhe "vajzërore" e

FJONGOT janë tendenca më romantike dhe "vajzërore" e

FJONGOT janë tendenca më romantike dhe "vajzërore" e

FJONGOT janë tendenca më romantike dhe "vajzërore" e

FJONGOT janë tendenca më romantike dhe "vajzërore" e

FJONGOT janë tendenca më romantike dhe "vajzërore" e

FJONGOT janë tendenca më romantike dhe "vajzërore" e

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain