MENU
klinika

Gazment Bardhi reagon ashpër ndaj kryeministrit

“Fondet për fermerët shkojnë për të ndërtuar vila”

05.04.2024 - 19:24

Gazment Bardhi nga Vau i Dejës tha se përpara kanë një vit të vështirë dhe me sakrifica, pasi siç thotë ai duhet të ndërtojnë projektin fitues që do t’i japë ndryshimin shqiptarëve.

Deputeti demokrat u ndal edhe tek fondet për bujqësinë, që sipas tij nuk shkojnë për fermerët, por shkojnë për një grusht njerëzish për të ndërtuar vila.

Po ashtu ai u shpreh se kryeministri Rama shkarkoi ministren e Bujqësisë si përgjegjëse për vjedhjen e fondeve dhe tani e ka bërë këshilltare në kabinet.

“Kemi përpara një vit të vështirë. Viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe vit që secili prej nesh do të duhet të ndërtojmë projektin fitues, projektin që i jep ndryshimin e shumëpritur të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë.

Kjo është një zonë që ka në fokus bujqësinë. Ju e dini çfarë bëhet me fondet e bujqësisë. Ato shkojnë tek një numër i caktuar njerëzish që shpesh nuk përdoren për prodhime bujqësore por shkojnë për të ndërtuar vila apo kompani të një grushti njerëzish të lidhur me qeverinë.

Kjo ishte arsye pse BE u detyruar për shkak të korrupsionit të ndërpriste subvencionet që kishte planifikuar për fermerët shqiptarë.

E shkarkoi ministren e Bujqësisë për shkak të këtij skandali dhe për shkak se SPAK të niste hetimet për grupin e strukturor brenda AZHBR-së. Ata që shkarkoi si përgjegjëseve për vjedhjen e fondeve e ka marrë këshilltare, për ta këshilluar si të vjedhë fondet.

Ne nuk kemi asnjë arsye as të mbajmë kokën ulur dhe as të bëhemi pesimistë. Fati dhe historia ka dashur që sa herë vendi ka pasur nevojë për ndryshim, aty ka qenë PDSH. Sa herë këta kanë qeverisur vendin ose ka lulëzuar krimi, ose në çdo familje shqiptare ka lulëzuar varfëria”, tha ndër të tjera Gazment Bardhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E akuzoi si pjesë e grupit të kokainës në Xibrakë

Olsi Rama padit në SPAK Gazment Bardhin: Ose unë ose ai në burg!

Zheji komentin akuzat e Bardhit ndaj Olsi Ramës

“Si një bombë e luftës së dytë që nuk plas, por bën zhurmë”

"Trysni e Berishës për të përbaltur familjarët e Ramës"

Lojën e kujt po bën Bardhi?/ Minxhozi: Po përdoret!