Dy shtetet e Amerikës Latine, Meksika dhe Ekuadori janë në një përplasje të madhe me njëra-tjetrën duke ndërprerë ndërkohë edhe marrëdhëniet diplomatike.
Një ndërhyrje e forcave speciale ekuadoriane në Ambasadën e Meksikës në Ekuador ka shkaktuar tërmet në raportet mes palëve duke bërë që meksikanët t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare.
Gjithçka nisi teksa ish-Zv.Presidenti ekuadorian Jorge Glas kërkoi strehim politik në ambasadën e Meksikës në kryeqytetin e Ekuadorit pas akuzave për korrupsion. Fillimisht autoritetet e Ekuadorit kërkuan nga Meksika mospranimin e kërkesës së tij, pork jo nuk ndodhi dhe meksikanët i dhanë atij strehim politik, forcat speciale mësynë ambasadën duke plagosur disa diplomatë dhe arrestuar Jorge Glas.
Kjo shkaktoi reagimin e presidentit të Meksikës, Andrés Manuel López Obrador, i cili e konsideroi ndërhyrjen një thyerje të ligjeve ndërkombëtare.