21.04.2024 - 12:48
Këtë fundjave, veriu i vendit është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje të dendura të dëbore, të cilat kanë rikthyer dimrin në mesin e pranverës.
sasss
Dëbora ka mbuluar edhe disa fshatra malorë në rrethin e Librazhdit, siç është Fushë Struda në njësinë administrative Stebleve.
Mësohet se bora arrin në trashësinë 5-15 cm. Raportohet se dëbora ka rënë edhe në fshatrat malorë të Elbasanit e Gramshit dhe ndërkohë vazhdon të bjerë me intensitet mesatar në lartësinë mbi 750 m mbi nivelin e detit.
Aktualisht sipas Emergjencave Civile nuk ka situata problematike, por ekipet e emergjencave dhe shërbimet publike janë në gatishmëri për t’iu paraprirë çdo situate.