MENU
klinika

Çfarë pritet?

Fredi Beleri përçan partinë e Mitsotakis, ministri i Jashtëm del kundër kryeministrit

15.04.2024 - 15:16

Rivijnë në tryezë skenarët për zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet nga Demokracia e Re. Pritet sot pasdite që kryeministri grek , njëkohësisht lider i sa, të mbyllë listën me emrat e 42 kandidatëve.

Ndërsa deri dje në mbrëmje dukej sikur emri i tij nuk përfshihej në listë, mediat greke, ka disa orë që thonë se ka shumë mundësi që emri i 42 të jetë i Fredi Belerit. Kundër kandidaturës së tij janë shprehur vazhdimisht , sipas burimeve diplomatike, ministri i Jashtëm Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek Aleksandra Papadhopoulou, të cilët janë shprehur se vendosja e Belerit në listën blu për eurodeputetët, do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë.

Nga ana tjetër kahu ekstremit të djathtë tek konservatorët i përfaqësuar nga ministri i Shtetit Makis Voridhis këmbëngul për kandidaturën e Fredi Belerit, pasi shohin se partia e ekstremit të djathtë dhe filoruse “Zgjedhja greke” ka dyfishuαr përqindjet e saj në sondazhet e fundit duke flirtuar me vendin e 4 nga 9 partitë parlamentare . Gjithësesi shumica e mediave greke vlerësojnë se përfundimisht Mitsotakis ka marrë vendimin për ta përfshirë Belerin në listën e tij dhe do ta deklarojë atë në orën 18.00 ora greke.