MENU
klinika

"Ne po e ndihmojmë SPAK-un"

Frika nga arrestimi, Tedi Blushi tregon se ku e ka “fshehur floririn” Ilir Meta

18.04.2024 - 09:48

Prej disa ditësh kryetari i PL, Ilir Meta ka shtuar sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin e akuzon se kontrollohet nga qeveria.

Këto deklarata janë komentuar në emisionin “Opinion” nga Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi.

Ky i fundit nëpërmjet ironisë, është shprehur se SPAK duhet të shkojë të banka ku ka pasurinë Meta dhe të sekuestrojë dhe florinj për të cilët e akuzojnë se i ka vjedhur.

Blushi: Unë po jap informacion, i ka te “Abi Bank” florinj të gjitha pasuritë e veta, të shkoj SPAK dhe t’i marrë.

Fevziu: Florinjtë? Kë flori?

Blushi: A akuzohet se ka vjedhur floririn, i ka te “Abi Bank”, a akuzohet se ka fituar para me korrupsion?

Fevziu: Bankat kanë sekret hetimor.

Blushi: Ne po e ndihmojmë SPAK-un.