MENU
klinika

"Rama po kthen në PD aleatin e vjetër"

Gaz Bardhi kërkoi rikthimin e Berishës në grupin parlamentar, reagon Lulzim Basha

11.04.2024 - 12:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të Gazment Bardhit drejtuar Kuvendit, për të revokuar përjashtimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha duke kthyer deputetët në Grupin Parlamentar, mes tyre dhe Sali Berishën.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se pazari mes Ramës dhe Berishës po zbardhet çdo ditë. Ai thotë se jo vetëm bënë alenacë kundër SPAK për të liruar të korruptuarit, por tashmë po kërkon të kthejë në PD Berishën.

“Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në:

Aleancën e tyre kundër SPAK

Lirimin e të dënuarve për korrupsion

Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008.

Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha. Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarëve.

Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë.

Asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD.

PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve.

Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik”, shkruan Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN