MENU
klinika

‘25 mijë paund për letrat angleze’

Gazetari tregon skemën e re që përdorin shqiptarët: Gjejnë gra shtatëzëna

03.04.2024 - 09:27

Pas metodave me gomone apo kamionë, shqiptarët kanë gjetur një tjetër mënyrë për të shkuar në Angli, duke marrë atësinë e një fëmije të një nëne të vetme atje. Duke treguar se si funksionon kjo skemë, gazetari Eraldo Harlicaj, tha se shteti Anglez, është favorizues sepse politikat e saj nuk futen deri në intimitet.

Duke treguar një rast konkret, ai tha se një person kishte paguar 25 mijë paund për të gjetur një grua shtatzënë, e duke marr kështu atësinë e fëmijës. Në këtë formë ai ka marrë dokumentet e shtetit Anglez.

“Po ju tregoj se si funksionon skema. Ka dy mënyra, nuk është Tik Tok-u epiqendra e kësaj skeme, aty bëhet reklama se shqiptarët janë të zhurmshëm e kanë filluar ta kthejnë si biznes e në Tik Tok. Një person ka paguar 25 mijë paund për të bërë këtë skemë, ai ia ka dhënë një personi tjetër, një sekseri, këta gjejnë gjithçka. Ata gjejnë nënën, shtëpinë, në momentin që ti paguan 25 mijë paund nuk ke nevojë të bësh asgjë tjetër.

Ka dhe një mënyrë tjetër, në momentin që shqiptarët shkojnë vet drejt zonave që janë të varfëra në Londër, shkojnë drejt spitaleve për të kuptuar nëse nënat kanë probleme ekonomike, janë të vetme, në këtë mënyrë hyjnë në kontakt direkt me nënat. Ka pasur raste që kanë paguar më pak 5 apo 10 mijë paund duke shfrytëzuar problemet ekonomike që mund të kenë gratë atje, e në këtë mënyrë kanë filluar bashkëjetesën”, tha Harlicaj për Euronews.