MENU
klinika

"vendi nuk ishte i përshtatshëm"

Gërdeci, zbardhet dëshmia e Luan Hoxhës në Prokurori: Nuk u zbatuan rregullat e sigurimit teknik e teknologjik

10.04.2024 - 09:08

Pas përpjekjeve të dështuara për ta gjetur GJKKO mori në administrim dëshminë e vjetër të Luan Hoxhës, ish shefit të Shtabit të ushtrisë kur u mor i pandehur në 17 shkurt 2009 për shpërthimin e depos së armëve në Gërdec.

Repolitix në Report Tv ka zbardhur pjesët kryesore të dëshmisë së Hoxhës në 2009 kur thoshte se problemet brenda fabrikës së demontimit të armëve ishin përgjegjësi e subjektit privat, kurse ushtarakët nuk lejoheshin të futeshin brenda pa leje.

Nëse dikush kupton se ruajtesit ushtarake duhet te numeronin cdo predhe municioni ne proces te perditshem demontimi brenda territorit ku punohej kjo eshte plotesisht e gabuar. Eshte e palejueshme edhe ne aspektin e sigurise teknike, eshte pengese per zhvillimin normal te procesit te punes te kete prezence te “huaj personeli” qe nuk i perket subjektit te kualifikuar qe ben kete process. Per me teper, nuk eshte ne missionin e FA te merret me administrimin e nje malli qe i eshte shitur nje subjekti privat. Asnje personel huaj nuk mund te lejohet gjate ketij procesi, kjo besoj se eshte universale ne te gjitha rastet analoge.

Per krahasim, edhe ne rastin e punes qe eshte bere me kompanine amerikane per shkaterrimin e agjenteve kimike, ne Qafe Molle, Siguria ushtarake ka qene detyre e FA. Kjo ruajtje dhe eshte bere vetem jashte territorit ku punohej. Problemet brenda fabrikes ishin pergjegjesi e plote e subjektit privat, dhe nuk lejohej te futej asnje ushtarak brenda rrethimit pa lejen e tyre”, ka thënë Hoxha.

Në dëshmi ai sqaron se në rastin e depove te municionit te subjektit privat ne Gërdec, kemi të bëjmë me një subjekt privat që blen municionet nga Ndërmarrj “MEICO” që varet nga  Ministria e Mbrojtjes dhe jo nga FA.

Per piken 3 te akuzes, Ne lidhje me kete akuze mund te shpjegoj se: Levizjet e municioneve jane bere nga Komandat e KFB dhe KM bazuar ne urdherin e Ministrit te Mbrojtjes nr 2044 date 07.12 2007. Nuk kam qene ne dijeni se subjekti privat dhe depot ne rajonin e Gerdecit jane te pa licensuara ne baze te standarteve, sepse kjo nuk lidhej me detyrat e pergjegjesite e mia funksionale. Detyra e FA ka qene ti dorezoje municionet MEICO-s, dhe jo te kontrolloje nese MEIC-o apo dikush tjeter ka bere apo nuk ka bere licensimet. Shefi Shtabit nuk mund te kontrollojne autoritetet apo subjektet civile jashte struktures se F. Armatosura per zbatim rregullash e ligjesh. Me asnje ligj, VKM, apo urdher, Forcat e Armatosura nuk kane kompetence te licensojne depot e municionit per subjekte private e shteterore jashte struktures se vet.

Per te sqaruar edhe njehere mund te them se në rastin e depove te municionit te subjektit privat ne Gërdec, kemi të bëjmë me një subjekt privat që blen municionet nga Ndërmarrja “MEICO” që varet nga MM. Municionet në bazë të urdhërit të MM, i janë bërë dalje e jashtme Ndërmarrjes “MEICO”, d.m.th janë hequr nga Forcat e Armatosura. Objektet e Gërdecit nuk kane qene pjese e struktures se Forces se Armatosur. Është detyrë e institucioneve te tjera, që të bëjnë liçensimin e objekteve të municionit në pronësi ose perdorim të tyre qe sipas legjislacionit në fuqi, dhe jo detyre e FA të RSH-së. Edhe kontrolli i subjekteve private per paisjen me licenca nuk eshte atribut i FA. Si shembull, edhe depot e municioneve te uzinave ushtarake ne Gramsh, Mjekes, Polican, etj nuk jane te licensuara nga FA, pasi nuk jane pjese e struktures se FA. SHSHP nuk ka atribute ti kontrolloje ato subjekte per standartet e licensat“, tha ai.

Në dëshminë e tij mbi shpërthimin e depos së armëve në Gërdec në 2009 Luan Hoxha ish shefi i Shtabit të ushtrisë thotë se masakra ndodhi për shkak se nuk u zbatuan rregullat e sigurimit teknik e teknologjik në demontimin e  armëve. Gjithashtu thekson se vendi për kryerjen e një procesi të tillë nuk ishte i përshatshëm.

Se fundmi, pasojat e aksidentit te Gerdecit nuk kane ardhur per rrjedhoje e veprimit/mosveprimit tim ne urdhrin e MM nr 2044 te dates 07.12.2007, nuk kane ardhur as si rezultat i mungeses se sigurise ushtarake, por si rezultat i mos zbatimit te normavę te sigurimit teknik e teknologjik ne vete procesin e demontimit e demilitarizimit, duke mos zbatuar e respektuar standartet per grumbullimin, perpunimin e magazinimin e sasive te municioneve, e te lendeve plasese, si dhe duke mos respektuar distancat perkatese te percaktuara ne projektin demilitarizues, gje per te cilen nuk kane qene te ngarkuara F. Armatosura.

 Pasojat kane ardhur edhe si shkak i zgjedhjes nga palet te nje vendi jo te pershtatshem. Per kete ceshtje nga ana e jone si F Armatosura, qe ne date 28.12.2006 kur kthyem pergjigje per Berzhiten, kishim dhene kriteret per vendosjen e nje aktiviteti te tille. Si ish-shef i Shtabit te Pergjithshem une nuk kisha asnje detyrim te percaktoja vendin ku do te kryhej procesi i demontimit nga subjektet private”, tha thënë ai.