MENU
klinika

"Një ditë gjërat do të ndryshojnë"

Gjekmarkaj ironizon deputetin socialist: Berishës nuk ia merr dot qiellin

16.04.2024 - 16:37

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh dhe deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, ka ironizuar deputetin e PS-së, Petro Koçin, duke thënë se me deklaratat e tij i kujton një poezi të Vinçens Prenushit i cili u drejtohet detraktorve, dhunuesve “ Qiellin e ma merrni dot”.

Ai shprehet se as Koçi, nuk ia merr dot qiellin Berishës, teksa i kërkon të mos nxitojë në tahman, sepse një ditë gjërat do të ndryshojnë.

Ndër të tjera, Gjekmarkaj thotë se me forcën e pushtetit, PS arriti t’i merrte shumëçka Berishës, pir jo emrin si themelues i pluralizimit.

Reagimi i Gjekmarkajt:

Partia nga vjen Petrua eshte parti europiane se u themelua me 8 Nentor 1941 dhe gjate gjithe ekzistences se saj u perqafua me Europen ! Pastaj nga mitra e pergjakur e Partise se Punes doli PS qe vuajti shume te marre kthesat!

Ju folet per Sali Berishen duke e nenkuptuar ! Me kujtohet nje poezi e Vinçens Prenushit i cili u drejtohet detraktorve, dhunuesve “ Qiellin e ma merrni dot” pasi ja moren te gjitha atij i mbeti qielli nje metafore kjo qe josh”

Diatrribat e mia me Sali Berishen kane qene publike , nuk kam asgje per tu fshehur dhe nuk jam nga ata qe ju ik pergjeqsive te mia. Po me forcen e pushtetit ju mund ti merrni shumecka Sali Berishes, po nuk i merrni dot emrin, si themelues i Pluralizmit, se njeriu qe rrezoi partine tende dhe diktaturen per te futur Shqiperine ne stinen e lirise dhe shtetit te se drejtes gje qe na lejon sot te flasim per Europen! Ishte Sali Berisha qe e futi Shqiperine ne Nato dhe e nxorri nga izolimi duke hequr vizat, ishte ai qe solli Presidenti Bush ne Shqiperi! Menyra se si ai u ndalua dhe arrestua ne thyerje te nenin 73 te kushetetutes e ben ate nje te burgosur politik. Une nuk po me merrem me thelbin e procesit , le te merret drejtesia por jo duke i sherbyer pushtetit! Pra Sali Berisha eshte Sali Berisha ne cdo rast nje dite gjerat mund te ndryshojne dhë se di a do keni kurajo per te pranuar evulimin e te vertetave. Pra Sali Berishes Petro qiellin nuk ja merrni dot !! Thjesht mos u ngut ne tahmah!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Berisha do ta bëjë PD si LSI, t’ua lërë partinë familjarëve”

Gjekmarkaj: Basha ka qenë nën hijen e liderit historik


“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu