MENU
klinika

Arsyet

Gjenerata Z po i çon aplikacionet e takimeve drejt dështimit, por pse?

29.04.2024 - 10:50

Studimet e tregut kanë zbuluar se ka një rënie të ndjeshme të përdorimit të aplikacioneve dedikuar njohjes dhe dashurisë. Të famshmit Tinder, Hinge, e të tjerë, kanë rënie të stokut, prej mungesës së investitorëve dhe kjo ka sjellë frikë në rritje për mbylljen e tyre.

Sipas statistikave, pjesa më e madhe e personave që i përdorin këto rrjete janë mbi të 30-tat. Ndërsa në tërësi, brezi i milenialëve 27-40 vjeç dhe gjenerata Z, 15-25 vjeç janë ata që i përdorin aktivisht këto rrjete.

Aplikacionet e takimeve morën shumë hov gjatë pandemisë, por pas saj, njerëzit filluan t’i kthehen mënyrës tradicionale të njohjes. Duke marrë parasysh këtë tendencë, thuhet se përdoruesit në Tinder kanë rënë nga 75 milionë në 71 milionë.

The Guardian, Time dhe New York Times i kanë dedikuar disa artikuj këtij fenomeni duke nxjerrë si faktorë kryesor të rënies:

Rikthimin në metodën tradicionale të njohjes;

Frika nga refuzimi (shumë e theksuar online);

Pagesat që kanë filluar të kërkohen nga aplikacionet për të gjetur personin e duhur.

Theksohet se Instagram dhe Facebook po vazhdojnë të përdoren si rrjete sociale për t’u njohur dhe për të nisur histori dashurie, duke larguar nevojën e aplikacioneve të tjerë.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain