MENU
klinika

U zgjodh kreu i PD në Lezhë

Gjin Gjoni: Po më bien në qafë kot, nuk kam vjedhur kur isha gjyqtar!

11.04.2024 - 20:31

Një ndër gjyqtarët më të pasur në vend u zgjodh kreu i PD në Lezhë. Ai ka folur për polemikat e ditëve të fundit, duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij.

Kam dhënë dorëheqjen si gjyqtar, për një periudhë kohe kam qëndruar në një situatë pezull, jam marrë me avokati. Në 2014 është bërë një hetim mbi pasurinë time, organet e drejtësisë kanë dhënë një vendim në të gjitha shkallët e gjykimit. Por edhe dy vjet pas dorëheqjes sime KPK ka bërë një kallëzim në SPAK, megjithëse çështja nuk është mbyllur me procedurë sikundër pretendohet, por ka pasur vendim në të gjitha shkallët e gjykimit. Nga 2003 deri në 2023 është bërë një verifikim tërësor i pasurisë sime”, tha Gjoni në “Syri TV”.

Më tej ai e konsideroi vendimmarrjen e socialistëve në Kuvend për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës, si vdekjen e reformës në drejtësi.

Në kohën më parë sistemi i drejtësisë ishte 60 % të majtë dhe 40 % të djathtë, në këto raporte ka qenë. Sot sistemi i drejtësisë është 100 % i majtë. Ata që kanë kaluar reformën ose janë pjesë e konjukturave të momentit ose janë me lidhje me sistemin komunist”, tha Gjoni.