MENU
klinika

“Salianji, Romeo i Berishës"

Gjylameti: Nga një anë dashnor i reformës, nga ana tjetër kundër saj

08.04.2024 - 21:06

Përmendja e emrit të ish-kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e parë të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS-nga deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti ka mjaftuar për Ervin Salianjin, që drejton Komisionin Hetimor për TIMS, që ta bëjë dokument parlamentar

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti në një intervistë për “Real Story” në ABC News tha se Salinaji nga një anë është dashnor i reformës dhe nga ana tjetër është kundër saj, ndërsa shtoi se demokrati duhet ta ndajë mendjen.

“Në letërsi kemi parë që Zhuljeta ishte poshtë, ndoshta kanë ndërruar rolet. Është paradoksale të mendosh që do doja të kisha zotin Berisha përballë në komision. Ne kemi ngritur komision hetimor për një rast të caktuar. Salianji luftoi shumë për një karrige, dënoni marrëveshjen për rikthimin e normalitet të Kuvendit. Ne ngritëm këtë komision të cilën Salianji e dënoi dhe më pas mori karrigen e kryetarit. Komisionin propozon dhe miraton ekspertët nga të dy palët.

Ndoshta e krahason veten me Zotin që tha “dua të jem i mirë dhe t’ju plotësuar dëshirën”. Ka marrë kompetenca që i tejkalon të gjitha. Nga një anë janë dashnor të reformës dhe nga ana tjetër janë kundër, duhet ndarë mendja”, tha ajo.