MENU
klinika

Shmangeni!

Gudulisja mund të jetë e dëmshme për fëmijët…

04.04.2024 - 14:07

kspertët kanë shpjeguar se përse të gudulisni fëmijët tuaj nuk është aspak një mënyrë e mirë për t’u argëtuar. Nëse fëmija po qesh nga gudulisja, nuk do të thotë se është i lumtur. Fëmijët, sidomos ata të ndjeshmit, nuk mund të ndalojnë së qeshuri kur dikush i gudulis, edhe nëse ata e urrejnë këtë gjë. Kjo qeshje i bën prindërit të mendojnë se në të vërtet fëmija i tyre po e shijon këtë lojë.

Në një studim të kryer në Universitetin e Kalifornisë, shkencëtarët zbuluan se gudulisja nuk krijon të njëjtat ndjenja lumturie si ato kur një person qesh me një shaka. Gudulisja krijon vetëm një iluzion të jashtëm që një person qesh. Një person që guduliset e humbet vetëkontrollin. Lufta për të fituar kontrollin mund të lërë kujtime të pakëndshme për të.

Sipas Dr.Richard Alexander, Profesor i Biologjisë Evolucioniste në Universitetin e Michiganit, gudulisja mund të jetë një formë mbizotërimi dhe qeshja që vijon është një mënyrë për të treguar nënshtrimin. Fëmija nuk mundet t’ju thotë “Stop”. Gudulisja mund të shkaktojë përzierje të qeshurash të pakontrollueshme që janë të vështira për t’u ndalur. Qeshja e shkaktuar nga gudulisja e vazhdueshme mund të arrijë një pikë ku personi i gudulisur, nuk mund të thotë “Stop” dhe kjo çon në një situatë të vështirë.

Kjo më pas mund të çojë në komplikacione serioze mjekësore. Ka mënyra më të mira për t’i thënë fëmijës “Të dua”. Prindërit në përgjithësi mendojnë se e dinë se çfarë është e mirë për fëmijën e tyre dhe nga përvoja e tyre, ata mendojnë se gudulisja është normale. Sidoqoftë, ajo çfarë ju këshillojnë ekspertët është të kërkoni leje prej fëmijës.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?