MENU
klinika

U kapen në sulmin e 7 tetorit

Hamasi publikon video ku shfaqen të gjallë dy pengje në Gaza

28.04.2024 - 11:38

Hamasi ka publikuar një video duke dhënë dëshmi se dy pengje tjera që po mbahen në Gaza janë gjallë, raporton “BBC”.

Në video, që nuk ka datë, shihet izraeliti Omri Miran, duke thënë se është mbajtur për 202 ditë dhe pengu amerikan Keith Siegel, tregon se kaloi këtë javë festën hebraike “Pesach”, që dëshmon se videot janë bërë së fundi.

Të dy u kapën në sulmin vrasës të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor. Në sulm u vranë rreth 1200 persona e u morën afro 250 pengje. Në kundërpërgjigje forcat izraelite nisën sulmin në Gaza. Në ofensivën mbi 200 ditore janë vrarë mbi 34 mijë palestinezë, bazuar në shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Duke reaguar ndaj videove, familjet e dy pengjeve kanë thënë se do të vazhdojnë të luftojnë për kthimin e tyre.