MENU
klinika

Nga Edi Hila

Hapet ekspozita e titulluar “A4”

18.04.2024 - 13:07

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës është hapur dje ekspozita nga piktori Edi Hila e titulluar “A4 Print” dhe do të qëndrojë e hapur deri me 25 qershor.

Ekspozita ka për kurator Shkëlzen Maliqin, filozofin, kritikun e artit dhe intelektualin nga Kosova. Në hapjen e ekspozitës ishin dhe emra të njohur të artit shqiptar si Zef Paci.

Edi Hila njihet si piktor i veçantë që ka një marrëdhënie deri diku të pakrahasueshme me hapësirën si koncept. I frymëzuar nga piktorët e mëdhenj europianë ai duket sikur pikturon duke u nisur nga korniza për të shkuar drejt qendrës.

Edi Hila njihet edhe si mësuesi i Edi Ramës, në fillimet e tij të karrierës si piktor. Pavarësisht izolimit që i shkaktoi artit regjimi komunist, Edi Hila mundi të njihet me historinë e artit të shekullit të XX dhe të mësojë nga mjeshtrit europianë duke dalë jashtë korniza të realizmit socialist.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse