MENU
klinika

Takim me ministrat e jashtëm

Hasani në Bruksel: Vendime të rëndësishme për të forcuar NATO-n

03.04.2024 - 19:44

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili ndodhet në Bruksel, tregon se sot në selinë e NATO-s, me rastin e 75 vjetorin e Aleancës mirëpritëm zyrtarisht aleatin tonë më të ri, Suedinë.

Hasani bën me dije se në takimin me ministrat e jashtëm të NATO-s kanë diskutuar mbi samitin e ardhshëm të Uashingtonit, ku do të merren vendime të rëndësishme për të forcuar më tej aleancën dhe për të rritur mbështetjen e aleatëve për Ukrainën.

“Në Bruksel në selinë e NATO-s, në 75 vjetorin e Aleancës mirëpritëm zyrtarisht aleatin tonë më të ri, Suedinë në takimin e Ministrave të Jashtëm.

Diskutuam mbi samitin e ardhshëm të Uashingtonit, ku do të merren vendime të rëndësishme për të forcuar më tej NATO-n dhe për të rritur mbështetjen e aleatëve për Ukrainën”, shkruan Hasani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN