MENU
klinika

"U shua vetëm një javë para ditëlindjes"

Humbi të atin, Sonila Meço prek me mesazhin!

16.04.2024 - 10:38

Opinionistja e Ferma VIP Sonila Meço ka humbur një ndër njerëzit e shtrenjtë të saj, të atin. Për shkak të kësaj fatkeqësie, ajo nuk ka mundur të ishte e pranishme puntatën e mbrëmshme të spektaklit, si opinioniste.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shprehur fjalët më të ndjera, dedikuar babait të saj që tashmë nuk jeton më.

Lajmin e ka bërë të ditur moderatorja Fjoralba Ponari, e cila gjatë dhënies së lajmi është përlotur dhe i ka shprehur ngushëllime.

“Në pasditen e ngrohtë të një prilli të jashtëzakonshëm, vetëm një javë para ditëlindjes, babi ynë i shtrenjtë Tomor Meço (gjyshi Tomi) u shua butë e paqtë pas disa javësh të vështira.

Sonte presim të afërm, miq e të shtrenjtë, që duan të ndajnë dhimbjen me familjen tonë, megjithëse shumë janë larg, në vendet ku jetojnë e punojnë.

Pritja bëhet në Memorial Home IJA, pranë spitalit pediatrik, duke nisur nga ora 21:00 sonte.

Ceremonia funerale do të bëhet nesër, në ora 15:30, duke u nisur nga Memorial Home Ija për në varrezat e Sharrës.

Faleminderit për çdo mesazh e mbështetje në këtë ditë të trishtë të shndërrimit të një burri të rrallë në një engjëll mbrojtës për mama Letën, Rezin, mua e të shtrenjtët tanë!”, ka shkruar Sonila.