MENU
klinika

Vihen në pranga 2 persona

Identifikohen 3 nga viktimat e aksidentit tragjik në Këlcyrë

03.04.2024 - 12:16

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik në Këlcyrë ku duke i ikur policisë, një mjet me klandestinë doli nga rruga dhe për pasojë humbën jetën drejtuesi shqiptar Edison Bregaj dhe 7 emigrantë të paligjshëm që ai po transportonte.

Tashmë janë identifikuar tre viktima të tjera, të cilët ishin pakistanezë, ndërsa po punohet për identifikimin e të tjerëve.

Ndërkohë pas ngjarjes janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e linjës së trafikimit të emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta. Kujtojmë se të gjithë personat që ishin në makinë ishin meshkuj, ndërsa mjeti drejtohej nga Edison Bregaj.

Një automjet tip “Benz” i marrë me qira, me të cilin Bregaj po transportonte 7 klandestinë, përfundoi në shtratin lumit Vjosë, ku si pasojë humbën jetën të gjithë personat që gjendeshin në të.

Mjeti u pikas nga një patrullë policie, e cila i ka bërë thirrje të ndalojë, por Bregaj ka refuzuar t’i bindet urdhrit të policisë duke shtuar shpejtësinë.

Efektivët i janë vendosur në ndjekje, por më pas u ka humbur nga sytë. Pas shumë kontrolleve u verifikua rreth orës 04:00 se ‘Benz’-i kishte përfunduar në shtratin e lumit Vjosë.

Drejtuesi i mjetit raportohet se ka qenë duke udhëtuar me mbi 200 km/orë, duke bërë që të humbiste kontrollin dhe të “fluturonte” rreth 300 metër në vijë ajrore nga rruga drejt lumit.

Shpejtësia e lartë e mjetit konfirmohet edhe nga fakti se para momentit fatal ‘Benz’-i që drejtohej nga një Edison Brengaj, nuk është përplasur fare me bordurën metalike të rrugës, por ka përfunduar në shtratin e lumit.