MENU
klinika

Detajet

Ilir Meta mbledh sot Komitetin Drejtues të PL, priten ndryshime në Kryesi

30.04.2024 - 10:07

Ilir Meta, tashmë Presidenti i Partisë së Lirisë, ka njoftuar se sot do të mbledhë Komitetin Drejtues Kombëtar.

KDK do të votojë Kryesinë e re, ndërsa pritet largimi i Kryemadhit pas ndryshimeve të Konventës të së shtunës.

Në fjalën e tij, Meta, tha se kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimin.

Kryesia e Partisë së Lirisë vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar votimin e anëtarëve të Kryesisë aktuale për të formuar Kryesinë Politike të Partisë së Lirisë. Kryesia e Partisë së Lirisë propozoi të hedhë në votim, për anëtarë të rinj të Kryesisë Politike edhe emrat, si më poshtë vijojnë:

1.  Myrvete Asqeri (Anëtare e KDK)
2. Adriatik Hoxha (Anëtar i KDK dhe Sekretar për Sportet)
3. Ana Gjidiaj (Anëtare e KDK)
4. Bedri Merhori (Anëtar i KDK)
5. Besnik Jakaj (Anëtar i KDK)
6. Fatjona Selimaj (Anëtare e KDK, Kryetare e PL, Fushë-Arrëz)
7. Erisilda Hoxha (Anëtare e KDK, Kryetare e PL Kuçovë)
8. Brunilda Salaj (Anëtare e KDK)
9. Pegiola Toro (Anëtare e KDK dhe Këshilltare, Bashkia Roskovec)
10. Denis Hidri (Anëtar i KDK)

Po ashtu kryesia e Partisë së Lirisë në zbatim të Statutit të miratuar në Konventën Kombëtare, vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar, që mblidhet nesër, datë 30 prill 2024, ora 18:00, votimin e katër Zëvendës Sekretarëve të Përgjithshëm, si më poshtë vijon:

1. Silva Caka – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, juriste
2. Brunilda Haxhiu – Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit – filozofi-sociologji
3. Anxhela Shenaj – Këshilltare, Bashkia Vlorë, -ekonomiste
4. Bedri Merhori – Anëtar i KDK – ekspert i sigurisë