MENU
klinika

“Kryemadhi gaboi rëndë”

Ilir Meta: Në mbrëmje poshtë ballkonit të Berishës

27.04.2024 - 15:45

Në një komunikim të shkurtër me mediat, jashtë ambienteve të Pallatit të Kongreseve, ku po zhvillon punimet Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se me përfundimin e eventit do t’i drejtohet banesës së Sali Berishës.

Meta u shpreh se në mbrëmje do të shkojë te “Rruga e Shpresës”, ashtu siç quhet nga mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha.

I pyetur në lidhje me votën e Monika Kryemadhit, deputetes së PL dhe njëherazi bashkëshortes së tij, Meta tha se ajo ka gabuar rëndë duke bërë publike votën e saj.

“Tek Bulevardi i shpresës në mbrëmje. Ka rregulla në shtëpinë e tjetrit, do respektohen rregullat e tyre. Gabim i rëndë që Kryemadhi deklaroi votën për mua hapur, vota është e fshehtë”, tha Meta.