MENU
klinika

Zbulon detaje nga Konventa e PL

Ilir Meta paralajmëron protestë tek shtëpia ish-kryeministrit!

22.04.2024 - 13:49

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar detaje nga Konventa e Partisë së Lirisë, që do të mbahet më 27 prill.


Ai thotë se takimi do të nisë në Pallatin e Kongreseve, por do të përfundojë në tek shtëpia e Sali Berishës, duke paralajmëruar kështu se do ti bashkohet protestës që demokratët zhvillojnë çdo ditë poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit.

“Do ta nisim në 27 prill në orën 10:00 me për ty atdhe bashkë me djalin e Mentor Xhemalit dhe do ta mbyllim mos serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha, tek Berisha që vdes ti dhe që të ka vënë në siklet të madh, por prapë jemi më të fortë me më shumë Berisha”, thote Ilir Meta gjate nje takimi ish peshengritesin Muharrem Berisha.

Me heret Ilir Meta, i’u beri thirrje qytetarëve të bashkohen në Pallatin e Kongreseve, për t’i dhënë Lirisë, siç thotë ai dimensionin që kërkojnë të gjithë shqiptarët.

Ilir Meta ka publikuar një foto të peshëngritësit Muharrem Berisha, ndërsa shkruan se “ose bëhemi Kampionë të vlerave të Lirisë, Kombit, Atdhedashurisë dhe Patriotizmit, si Berisha, Vironi dhe Adriatiku ose nuk i duhemi më kësaj toke”.

“Me këtë foto të SuperBerishës tonë ju përshëndes dhe ju uroj të gjithëve një javë energjike në këto ditë historike për Partinë e Lirisë! Në 27 Prill, në ora 10:00, takohemi në Pallatin e Kongreseve për t’i dhënë Lirisë dimensionin që kërkojnë të gjithë shqiptarët. O bëhemi Kampionë të vlerave të Lirisë, Kombit, Atdhedashurisë dhe Patriotizmit, si Berisha, Vironi dhe Adriatiku ose nuk i duhemi më kësaj toke”, shkruan Meta.

Nderkohe ne nje tjeter postim, Ilir Meta ka publikuar nje vdieo duke u ngjitur ne mal, ndersa shkruan: “Do ta bëjmë këtë tokë të bekuar nga Zoti një vend të begatë dhe plot me shpresë për të jetuar 4 milion shqiptarë plus! Malet tona më të larta! Gëzua Ditën Ndërkombëtare të Tokës!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye

Rama në Komisionin ‘Xhafaj’: Ambicien e BE-së mund ta realizojmë duke...

“Kontributi në procesin e integrimit do të jetë i pazëvendësueshëm”