MENU
klinika

Kërkimet në Shpirag

Inxhinieri: Për ne është nder që SHELL operon në Shqipëri

19.04.2024 - 21:52

Procesi për nxjerrjen e naftës në Shpirag vijon. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka sqaruar se koha e finalizimi i procesit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës nisur nga kjo thuhet në deklaratë kompania SHELL, specialistët e fushës, si edhe autoritetet shtetërore kanë qenë vazhdimisht të kujdesshëm për afatet kohore të nevojshme.

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se keqkuptimet mund të kenë lindur nga fshirja e bilancit të kompanisë. Ndërsa, inxhinieri Fatmir Shehu u shpreh se për ne është nder që Kompania SHELL është në Shqipëri, pasi është një ndër më të mirat në botë.

Çoçoli: “Raporti që doli në 5 prill, ishte në vazhdën. Edhe një raport më përpara, ka bërë të njëjtën gjë, ka fshirë nga bilanci 200 milionë dollarë. Ndoshta, ka menduar që për momentin unë gjykoj dhe të vërteten e ka vetëm kompania nuk ka pse e thotë. Procesi i kërkimit të burimit mund të ketë përfunduar. Edhe nga çfarë dëgjuam qeverinë, më konkretisht ministrinë e e Infrastrukturës dhe Energjisë thanë që është një depozitë që shkencërisht dhe në mënyrë të argumentuar është një bazemë nafte e shifrës që ju përmendët”.

Shehu: “SHELL është një kompani e madhe shumë serioze dhe ka protokollet e saj. Edhe për ne unë mendoj që është një nder se është një nga kompanitë më të mëdha në botë. Tani çfarë fitimesh ka ekonomia? Se ne atë duam. Ne kishim fitime kur punonim vetë, se në kohën time u zbulua kjo. SHELL-i është një nga 7 motrat më të mëdhaja të botës. Në këtë pikëpamje, ajo i di mirë procedurat dhe respekton kontratat.

Tani këtu ka disa obxheksione, që thonë ku i gjetën këto llogari? Unë si ekspert i kësaj fushe, them që teknologjia ka avancuar tani. Ai përcakton gjeometrinë, puset kanë përcaktuar thellësinë. Më pak se 800 metër nuk mund të jetë. Nuk mund të jetë një piramidë 300 metra dhe ka lartësinë e saj. Unë kam bërë llogaritë e mia me metodat e mia”.