Sulmi izraelit në Rafah po afrohet gjithnjë e më shumë.
Mediat e Tel Avivit raportuan se shefi i shtabit të IDF-së Herzi Halevi miratoi planet për operacionin e ardhshëm në qytetin në kufi me Egjiptin, bastioni i fundit i Hamasit në Rripin e Gazës ku ndodhen katër batalione terroriste dhe rreth një milion civilë që kanë ikur nga luftimet
Ushtria izraelite tha gjithashtu se ia kishte dorëzuar përgjegjësinë për korridorin qendror të sigurisë së enklavës ekipeve luftarake rezerviste nga brigadat Yiftach dhe Carmeli, të cilët “po kryejnë sulme të synuara për të eliminuar terroristët dhe për të lokalizuar dhe shkatërruar infrastrukturën terroriste në zonë me qëllim të mbrojtjes së korridorit në qendër të Rripit të Gazës dhe kryerjes së veprimeve që do të lejojnë transferimin e ndihmave humanitare.
Gjithashtu, krerët e Komandës Jugore dhe të Divizionit 99 bënë një vlerësim të situatës në terren të premten më 26 prill dhe miratuan plane të reja operacionale për vazhdimin e luftimeve.
Përveç përgatitjeve ushtarake, IDF ka ngritur kampe refugjatësh në Khan Younis, për të pritur civilë ende në Rafah.
Evakuimi i plotë i qytetit vlerësohet të zgjasë tre javë, por forcat e shtetit hebre ka të ngjarë të sulmojnë shumë më shpejt. Sipas presidentit të AP, Abu Mazen, “Izraeli do të hyjë në Rafah në ditët e ardhshme” dhe SHBA është i vetmi vend që mund ta pengojë Izraelin të sulmojë Rafahun.
“Gjatë muajve të fundit, disa shoqata ndërkombëtare kanë deklaruar se operacionet e IDF do të shkaktojnë një katastrofë humanitare dhe Uashingtoni është përpjekur të ushtrojë presion mbi Tel Aviv për ta bindur që të mos autorizojë ofensivën.