MENU
klinika

U kërcënua?

Ja çfarë fshihet pas deklaratës së Kate Middleton për diagnozën

03.04.2024 - 12:45

Kate Middleton u detyrua të dilte publikisht të fliste për diagnozën e saj të kancerit, pasi kishte kërcënime që ky lajm do të rridhte në internet nga të tjerët, kanë pohuar burimet.

Princesha e Uellsit konfirmoi se është duke u trajtuar për kimioterapi parandaluese në një video-mesazh drejtuar vendit më 22 mars, pas javësh spekulimesh për shëndetin e saj.

Por, Pallati Kensington thuhet se u nxitua të dilte publikisht për diagnozën e Kate pasi të dhënat mjekësore të kësaj të fundit u morën nga një person i panjohur, tha një burim mbretëror për Daily Mail.  Kjo thuhej se nuk i la opsionit Princeshës së Uellsit që të dilte publikisht për të treguar për diagnozën e saj.

Mbetet e paqartë se kush ishte përgjegjës se kush hyri për t’i marrë informacionet për gjendjen e Kate Middleton apo nëse informacioni është marrë gjatë qëndrimit të Kate në Klinikën e Londrës për operacionin e saj abdominal në janar apo diku tjetër.

Princesha e Uellsit u detyrua të dalë publikisht me diagnozën e saj, pasi përdoruesit në rrjetet sociale, kishin shpërthyer me teori konspirative për gjendjen e saj shëndetësore.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain