MENU
klinika

Ministri i Financave zbardh reformën

Ja kush përfiton dhe kush përjashtohet nga rritja e pagave

14.04.2024 - 21:20

2024 është viti i dytë që do të zbatohet reforma e pagave që ka ndërmarrë qeveria për ta bërë pagën mesatare në 900 euro. Ministri i Financave Ervin Mete, gjatë nje interviste në Vizon Plus shpjegoi se përfitues nga vera e këtij viti do të jenë kategoritë më të rëndësishme, një pjesë e pozicioneve në pushtetin lokal dhe specialistët.

“Përfitues do të jenë punonjësit e policisë, arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes. Ata që kanë përfituar një vit më parë rritjen e plotë, këtë vit nuk do të përfitojnë më. Por disa funksione si specialistët që një vit më parë nuk kanë përfituar apo kanë përfituar rritje page prej 7%, këtë vit do të vijojnë me rritje page 20- 30% në varësi të pozicionit. Rritja mesatare e pagave gjatë këtij viti varion nga 10-30%” , tha ministri

Ministri sqaroi edhe nëse do të rriten pagat e ministrave, deputetëve apo funksionarëve të lartë

“Këtë vit ministrat, deputetët, funksionarët e lartë nuk do të kenë më rritje page. Rritjen e përfituan një vit më parë”, sqaroi ministri Mete.

Pavarësisht zbatimit të kësaj reforme, ministri tha se rritja e pagave nuk do të ndalet me rritjen e muajit korrik. Sipas tij rritja do të vijojë edhe më tej në 2025.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit