MENU
klinika

“Izraeli u ka dërguar mesazh të qartë armiqve”

Joe Biden do të mbledhë liderët e G7: Të koordinohemi për…

14.04.2024 - 09:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se do të diskutojë me liderët e G7 të dielën për të “koordinuar një sulm të bashkuar diplomatik” pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

Ai ka thënë se ekipi i tij është në kontakt të ngushtë me liderët e Izraelit.

Bideni ka thënë se ndonëse SHBA-ja nuk ka parë ndonjë sulm ndaj infrastrukturës së saj, ajo “nuk do të hezitojë të marrë gjitha masat” për t’i mbrojtur qytetarët amerikanë.

Bideni ka thënë se SHBA-ja ka ndihmuar Izraelin t’i rrëzojë gati të gjithë dronët dhe raketat e lansuara nga Irani.

Ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke i ofruar përkrahje.

“I kam thënë atij se Izraeli ka dëshmuar kapacitetin e jashtëzakonshëm për t’u mbrojtur dhe madje edhe ngadhënjyer edhe në një sulm të tillë të paprecedent. Izraeli u ka dërguar mesazh të qartë armiqve se nuk mund t’ia kërcënojnë sigurinë”, tha Biden, raporton “AP”.