MENU
klinika

Si qëndron e vërteta

Justin dhe Hailey drejt divorcit?

04.04.2024 - 12:48

Justin dhe Hailey Bieber nuk janë në proces divorci dhe në fakt, as nuk po e mendojnë ndarjen. Këtë zbuluan burime afër tyre për People, duke iu shtuar reagimit të Hailey para pak kohësh.

“Të dy janë shumë të lumtur. Nuk ka asnjë të vërtetë në lajmet e divorcit që po shpërndahen. Ata po ia dalin, këto lajme janë të kota”, shprehen burime eksluzive për People.

Ky lajm vjen pas reagimit të ashpër të vetë Hailey-t në Instagram gjatë marsit. Pak javë më parë, modelja tha se gjithë thashethemet për martesën e saj janë të rreme, krijuar nga ata që duan të tallen me situata si kjo.

Çifti Bieber u martuan në 2018-ën dhe marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në shënjestër të mediave dhe njerëzve prej vitesh. Nga krahasimet me lidhjen më të hershme të Justin, te fotot e çiftit me nerva e duke debatuar, shpesh është folur për krizë dhe divorc, por duket se thashethemet nuk janë aspak të vërteta.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain