MENU
klinika

Studimi e konfirmon

Kafeja, aleat kundër plakjes së lëkurës!

18.04.2024 - 12:16

Studimet e fundit konfirmojnë se kafeja është një aleat kundër plakjes së lëkurës falë vetive të saj antioksiduese dhe anti-inflamatore. Ky studim donte të fokusonte vëmendjen tek efektet që mund të kenë disa pije, si kafeja, alkooli dhe pijet me sheqer, në plakjen e lëkurës së fytyrës.

Duke konfirmuar efektet e dobishme të kafesë në shëndetin estetik, studimi i publikuar në Journal of Cosmetic Dermatology, theksoi se si kjo pije mund të jetë një aleat i fuqishëm për ngadalësimin e plakjes së lëkurës. Kjo është pikërisht arsyeja pse kafeja konsiderohet si pija perfekte kundër plakjes.

Nuk janë vetëm kremrat dhe serumet që kontribuojnë në bukurinë e lëkurës, por edhe ushqimet që konsumojmë. Ndër gjetjet kryesore, studimi zbuloi efektin mbrojtës të kafesë në lëkurën e fytyrës. Konsumimi i saj, megjithëse i moderuar, ul rrezikun e plakjes së lëkurës. Ky është një rezultat që kontribuon në pasurimin e literaturës shkencore që e përzgjodhi si një mike të vërtetë për lëkurën.

Fuqia e saj kundër plakjes aktivizohet pikërisht nga kokrrat; ekstrakti i pulpës së kafesë është në gjendje të përmirësojë lagështinë e lëkurës, shkëlqimin, elasticitetin, pigmentimin, konsistencën dhe përmbajtjen e kolagjenit, sinteza e të cilit, thelbësore për mbajtjen e epidermës të re dhe elastike dhe që mund të stimulohet me vaj kafeje jeshile.

Për më tepër, ajo që e bën kafenë një eliksir të vërtetë bukurie janë vetitë e saj antioksiduese dhe anti-inflamatore, të theksuara më tej nga pjekja që e bën këtë pije kaq karakteristike. Më të rëndësishëm janë polifenolet, antioksidantë natyralë të të cilëve kafeja, veçanërisht kafeja ekspres, është një burim i çmuar.

Këto molekula kanë fuqinë për të vonuar plakjen qelizore dhe për këtë arsye për të zbutur plakjen e lëkurës së fytyrës pasi luftojnë radikalet e lira, që janë ndër shkaqet kryesore të stresit oksidativ i cili ndikon fuqishëm në plakjen e lëkurës. Në veçanti, acidi klorogjenik mund të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës së fytyrës më të re pasi mbron nga dëmtimi UV dhe redukton hiperpigmentimin e njollave nga dielli.

Pirja e kafesë përveçse jep energji, mund të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës së fytyrës të re dhe të shëndetshme. Gjithashtu, duke rritur efektin e saj të dobishëm është edhe kafeina, një alkaloid natyral i përmbajtur në bimë dhe i përdorur në industrinë e kozmetikës si përbërësi kryesor i produkteve kundër plakjes. Ky përbërës aktiv i fuqishëm, edhe në doza të ulëta, ndihmon në frenimin e stresit oksidativ dhe për rrjedhojë ngadalëson plakjen e lëkurës, falë veprimit të tij për mbrojtjen e kromozomeve dhe pastrimin qelizor.

Intervista/ “Mund ta kaloni pa simptoma, më i shpeshtë te femrat”

Shenjat që jep trupi kur jeni në prag të një infarkti

Nuk është i përshtatshëm për të gjithë!

Rastet shëndetësore kur nuk duhet të konsumoni xhenxhefil

Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit