Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, trajtoi çështjen Beleri, duke thënë se nëse ai zgjidhet si eurodeputet grek dhe ndërhyn në çështjet politike shqiptare, duhet t’i hiqet shtetësia.
Sipas tij Shqipëria duhet të ndryshojë legjislacionin e Republikës, dhe të marrë shembull nga vendet europiane, siç është edhe Greqia, që i heq shtetësinë dikujt që punon për një shtet të huaj, në ndryshim nga ne që themi që nuk mund t’ia heqim shtetësinë askujt shtetësinë pa vullnetin e tij.
“Një eurodeputet nuk mund të merret me çështje të një shteti tjetër. Nëse Fredi Beleri mendon se do të zgjidhet eurodeputet dhe për shkak të lidhjeve që ka në Shqipëri apo thjesht sepse është banor i Republikës së Shqipërisë dhe kryetar i një organizate dhe do të merrej me çështjet e Shqipërisë ne do duhet të fillojmë të mendojmë që të ndryshojmë seriozisht legjislacionin dhe ta bëjmë europian. Unë besoj se duhet të marrim modele të hajrit, siç është modeli grek përsa i përket shtetësisë. Nëse Fredi Beleri zgjidhet eurodeputet dhe tenton të ndërhyjë në dinamikat e brendshme në politikën në Shqipëri, duhet bërë ndryshimi në legjislacion”, tha Bido për “TopChannel”.
Ndërsa për rastin e Pirro Dhimës i cili tha në një intervistë se ndihet grek, Bido u shpreh se ai nuk ka një të kaluar të errët, ndërsa për Belerin ka informacoione se është i lidhur me shërbimet informative greke.
“Nuk ka një të kaluar të errët, ndihet grek. Belerit nuk i thonë ashtu, sepse një gazetar grek ka thënë se mund të jetë i lidhur me shërbimet informative greke. Është tjetër histori”, tha ai.