MENU
klinika

I dënuar me burg në Spanjë

Kapet në Durrës trafikanti i kokainës

19.04.2024 - 11:06

Policia Kufitare në Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, finalizoi operacionin e koduar “Porta”. Gjatë operacionit është arrestuar, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi italian Roberto Basco, 59 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, me vendimin e datës 19.09.2019, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim.

Më datë 26.02.2019, në aeroportin e Madridit, në valixhet e shtetasit Roberto Basco, janë gjetur 7 pako me lëndë narkotike kokainë (me peshë totale rreth 5.6 kg), që i kishte sjellë nga Kolumbia, me qëllim shitjen. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

Media britanike “Daily Express”

Himara, një copëz e parajsës shqiptare

Shkon 4 mijë €/m2 te zona e Ujit të Ftohtë

Të huajt po blejnë apartamente në bregdet! Kërkesa rrit çmimet

PS e vetme përballë 10 të djathtave!

Zgjedhjet e Himarës, KQZ regjistron 11 parti politike

“Daily Mail” shkruan për rivierën shqiptare

“Destinacion me plazhe të bruzta dhe ushqim të shijshëm“