MENU
klinika

Duart e Putinit janë tek 6 reaktorët bërthamorë

Katastrofa e Çernobilit mund të përsëritet

15.04.2024 - 09:53

Duart e Vladimir Putin janë mbi gjashtë reaktorët bërthamorë të Zaporizhzhias.

Prej ditësh, një betejë shumë e rrezikshme ushtarake ka nisur, lidhur me centralin bërthamor në zemër të Ukrainës, e cila vë në rrezik sigurinë jo vetëm të vendit të pushtuar nga trupat ruse, por edhe të pjesës tjetër të Evropës.

Hija e një aksidenti katastrofik të stilit të Çernobilit, siç u konfirmua pak ditë më parë nga IAEA, duket në të gjithë botën.

Sipas një raporti diskret nga gazeta prestigjioze amerikane Wall Street Journal presidenti rus do t’i kishte thënë kreut të agjencisë atomike të Kombeve të Bashkuara Rafael Grossi se Moska synon të rifillojë central bërthamor në territorin ukrainas aktualisht në duart e Rusisë.. Vendimi rrit shqetësimin për rreziqet e një fatkeqësie të mundshme në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.

Impianti 6 gigavat ndodhet në një zonë shumë të rrezikshme dhe të militarizuar, si dhe është i rrethuar nga mina.

Tashmë në javët e fundit dronët kishin goditur një nga gjashtë reaktorët.

Gjatë vizitës në Soçi muajin e kaluar, Grossi pyeti zyrtarisht Putinin si dhe kreun e kompanisë bërthamore të Moskës Rosatom nëse centrali do të rifillonte, dhe presidenti rus u përgjigj po, sipas të përditshmes së biznesit amerikan.

Megjithatë, autoritetet ruse deri më tani nuk kanë dhënë asnjë datë. Lidhur me përplasjet ushtarake në zonën e termocentralit, vetë Grossi kishte folur shprehimisht për “përshkallëzim serioz të rreziqeve të sigurisë bërthamore me të cilat përballet termocentrali i Zaporizhzhias”. “Sulme të tilla të pamatura rrisin ndjeshëm rrezikun e një aksidenti të rëndë”, kishte thënë ai.