MENU
klinika

Mandati i Olta Xhaçkës

Këshilli i Mandateve shqyrton sot vendimin e “Kushtetueses”

08.04.2024 - 10:54

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrton sot dosjen e deputetes Olta Xhaçka për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes socialiste.

Ndaj zonjës Xhaçka ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që mban datën 18 Janar 2023.

Plot 14 muaj më parë, gjykata vendosi pushimin e çështjes pasi 1/5 e deputetëve të Kuvendit pjesë e opozitës kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, i cili nuk miratoi raportin e PD-së që pretendon se deputetja Xhaçka ishte në papajtueshmëri të ushtrimit të mandatit të saj për shkak të statusit që kishte përfituar familjari i saj.

Në 18 janar të një viti me parë Gjykata Kushtetuese e pushoi e gjykimin e çështjes, pasi më parë sipas Kushtetueses do të duhet të shprehet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Vete kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në daljen e saj publike para mediave për herë të parë për vitin 2024 kur u pyet për mandatin e Olta Xhaçkës deklaroi se “ Të vësh në pikëpyetje zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor”.

Sot jemi në kushtet kur pas 14 muajsh Parlamenti njoftoi se do të shqyrtojë në Këshillin e Mandateve që drejtohet nga Lindita Nikolla çështjen Xhaçka.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë, në përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, i cili verifikon mandatin e deputetit.

Ngjarja me sfond të pastër politik u riaktivizua në sytë e publikut kur në 26 mars të këtij viti, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ktheu përgjigje deputetit të opozitës Gazment Bardhi, i cili i kërkoi parlamentit të mos bëhet mburojë për ish-ministren Olta Xhaçka.

Kryetarja e Kuvendit njoftoi dy javë më parë se Këshilli për Legjislacionin kishte marrë në shqyrtim vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe në datën 8 prill në kryesinë e Kuvendit, dosja Xhaçka do të parashtrohet sërish në Këshillin e 10 deputetëve.

Përballë njeri-tjetrit në këtë këshill do te jenë Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi dhe Ermonela Felaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!