MENU
klinika

Vendos rekord absolut në Champions

Kimmich lojtari i ndeshjes, por shkëlqen edhe Neuer

18.04.2024 - 12:43

Arsenal ishte dhe mbetet një “pre” e preferuar për Bayern Munich. Nuk ishin favorit në letër, por ekipi i Thomas Tuchel zhvilloi një sfidë perfekte në aspektin taktik, u mbrojt në mënyrë perfekte, qëndruan të qetë deri në fund duke e ndëshkuar Arsenalin thuajse në të vetmin rast të pastër. Nuk ishte Bayerni në versionin shpërthyes, nuk zhvilluan një lojë tipike ofensive, teksa goditën vetëm katër herë kuadratin, por as Arsenal nuk bëri më shumë për të merituar diçka më tepër nga kjo ndeshje teksa goditën vetëm 3 herë kuadratin.

Rasti më i pastër ishte ai i Goretzka-s, me mesfushorin që gjeti traversën pas një goditje me kokë. Në minutën e 65-të, pas një aksioni të gjatë, Kimmich me kokë dërgoi topin në rrjetë duke kaluar Bayern Munich në avantazh. Kimmich zhvilloi një nga ndeshjet më të mira këtë sezon, duke shkëlqyer në krah, për më tepër që goli i tij rezultoi përcaktues, i vlerësuar nga UEFA si lojtari i ndeshjes.

Bayern mbrojti me fanatizëm këtë avantazhm, kjo edhe fal një super Neuer, me kapitnin që rikthehet në versionin e tij më të mirë duke mbajtur portën të pa prekur deri në fund.

Kjo ishte ndeshja e 58-të që Neuer mban portën të paprekur në Champions League, duke vendosur një rekord absolut në këtë turne, kalon Casillas. Festa ishte e madhe në Mynih për këtë kualifikim duke mbajtur të gjallë ëndrrën për të mbyllur sezonin me trofe.