MENU
klinika

Shifrat

Kina i kthen “shpinën” Rusisë, eksportet shënuan rënie në mars

20.04.2024 - 10:03

Sipas të dhënave zyrtare, eksportet e Kinës drejt Rusisë në mars ranë me gati 16% krahasuar me një vit më parë. Presidenti rus Vladimir Putin mund të ngrejë çështjen e rritjes së vëllimeve tregtare në bisedimet me udhëheqësin kinez Xi Jinping gjatë vizitës së tij në Kinë muajin e ardhshëm, tha një burim i paidentifikuar, duke vënë në dukje se Rusia e sheh ngadalësimin e eksporteve kineze si ‘të përkohshme’.

Tregtia midis Rusisë dhe Kinës arriti një rekord prej 240 miliardë dollarësh vitin e kaluar, falë importeve kineze të naftës ruse dhe eksporteve të makinave, pajisjeve industriale dhe pajisjeve elektronike, shkruan agjencia amerikane e lajmeve. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen vizitoi Kinën javën e kaluar dhe paralajmëroi për pasoja të rëndësishme për bankat dhe eksportuesit kinezë nëse ato rrisin aftësitë ushtarake të Rusisë.

Kjo, disa ditë pasi presidenti amerikan Joseph Biden, në një bisedë telefonike me Xi Jinping, shprehu shqetësimin për mbështetjen e Kinës për bazën e mbrojtjes dhe industriale të Rusisë.

Bankat e mëdha kineze ndaluan pranimin e pagesave të juanëve nga Rusia dhe filluan t’u kthejnë klientëve transaksione të tilla. Në fund të marsit, bankat kineze filluan të bllokojnë pagesat nga kompanitë ruse që blejnë komponentë për montim elektronik, raportoi Komersant më 4 prill.

Tregtia e Turqisë me Rusinë po zvogëlohet gjithashtu nën presionin e sanksioneve, duke goditur një linjë kyçe të furnizimit për Moskën që SHBA dhe Bashkimi Europian thonë se fuqizon makinerinë e saj të luftës. Totali i importeve ruse në mars u ul me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Banka e Rusisë.

Dorina Kurtaj / SCAN