MENU
klinika

“Nuk duan që t’u hapen kartat"

Kryetarja e komanduar e Himarës, Fatos Lubonja: E zgjedhur nga një njeri që akuzohet nga SPAK për…

01.04.2024 - 22:03

Për analistin Fatos Lubonja, zgjedhja e Blerina Balajt, kryetare e komanduar e bashkisë së Himarës është e padrejtë edhe moralisht edhe ligjërisht.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se zonja është zgjedhur nga Jorgo Goro, i akuzuar nga SPAK për grabitje tokash.

Lubonja u shpreh se në Shqipëria bashkitë funksionojnë si organizatë kriminale për të grabitur qytetarët

“Është e padrejtë edhe ligjërisht edhe moralisht. Kryetari që e ka zgjedhur këtë zonjën është i akuzuar nga SPAK për grabitje tokash. Këtu në Itali ku jam unë ka një ligj për këto që quhen komuna, bashki. Nëse zbulohen infiltrime kriminale në një bashki, shkrihet bashkia dhe shkohet në zgjedhje të tjera. Atje është bërë nami, por atje funksionon si në Tiranë. Ju e patë, nuk shkrihet bashkia këtu. Këtu bashkia funksionin si organizatë kriminale për të grabitur qytetarët. Duke qenë të tilla, në vend që të shkrihen qëndrojnë në pushtet. Kështu që të funksionojë një organizatë kriminale nuk mund të verë vënë në krye të organizatës një njeri që është kundër saj, që mund ti zbulojë letrat. Prandaj aty duhej vënë kjo zonja. Ashtu sic funksionon gjithandej. Këtu bëhet fjalë për korrupsion të organizuar, për të pastruar para”, tha Lubonja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shtabi elektoral i Belerit ha bukë duke krijuar tensione..."

Ardit Bido: Emërimi i Blerina Balajt ishte e vetmja zgjidhje e ligjshme