“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Ku ndryshon embolia nga tromboza?
Mjeku: Një emboli është një formacion anormal që lëviz përmes vazave të gjakut derisa arin një venë apo arterie të përmasave inferiore, duke penguar kështu qarkullimin e gjakut.
Në pjesën më të madhe të rasteve embolia bëhet nga një koagulim (mpiksje) gjaku por mund të bëhet dhe nga grumbullim yndyre, lëngu amniotik, fluska ajri, një tumor, një substancë e jashtme si grimca pudre, fibra pambuku, gjithashtu dhe parazitë apo një kateter venoz.
Prania e një embolie që pengon tërësisht një vazë ndalon qarkullimin e gjakut në organe dhe inde dhe kështu mund të rezultojë fatale nëse nuk trajtohet sa më shpejt.
Rasti më i zakonshëm është embolia polmonare, ku një emboli (shpesh e lindur dhe e ndjekur nga një trombozë e thellë venoze) mund të lindë në një këmbë e të arrijë përmes qarkullimit në mushkëri.
EMBOLI APO TROMBOZË, KU NDRYSHOJNË
Një trombozë është një masë solide e ndërtuar ekskluzivisht nga elemente të gjakut, që formohen dhe mbeten në vend. Mund të jetë me origjinë venoze ose arteriale, në varësi të faktit nëse formohet në nivelin e venës apo arteries.
Një emboli mund të migrojë në vende të tjera derisa takon një vazë të përmasave më të vogla se ajo duke e penguar. Mund të formohet jo vetëm nga elementë të gjakut por dhe substanca të tjera.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.