Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri ka ironizuar protestën e Rithemelimit përpara Bashkisë së Tiranës.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se kjo protestë është e kotë për aq kohë sa Gazment Bardhi bashkëpunon me qeverisë.
Ai shkruan gjithashtu se nga njëra anë Rithemelimi del në protestë, ndërkohë nga ana tjetër, Bardhi bashkë-miraton amnistinë që lë në burg protestuesit dhe liron zyrtarët e lartë të korruptuar.
“Nuk e kuptoj dot pse u japin mbështetësve molotov për të hedhur tek dera e bashkisë Tiranë, ndërsa Gazi bashkë-miraton amnistinë që i lë në burg këta të shkretët dhe liron drejtorët e korruptuar”, shkruan Kulluri.