MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur e qara e bebes ka lidhje me dhimbjet e barkut?

27.04.2024 - 10:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kur e qara e bebes ka lidhje me dhimbjet e barkut?

Mjeku: Në përgjithësi, dhimbjet e barkut nuk qetësohen me asnjë lloj mjekimi. Eksperimentoni me metoda të ndryshme për ta qetësuar foshnjën dhe mundohuni të mos shkurajoheni, nëse përpjekjet tuaja shkojnë dëm. Mos harroni se kjo është një fazë kalimtare, por meqë foshnja nuk pushon së grinduri, nuk do të thotë se kur të rritet do të bëhet një fëmijë qaraman dhe grindavec. Shumë nga foshnjat që kanë pasur dhimbje të forta barku në vegjëli, janë rritur mirë, janë të qeshura dhe gazmore. Sa më të qeta të jeni gjatë këtyre krizave të foshnjës, aq më të lehtë do ta keni për ta ngushëlluar atë. Të dëgjosh të qarat e një foshnje mund të jetë dëshpëruese, por shqetësimi, mërzitja apo paniku juaj, thjesht do t’ia shtojë shqetësimin fëmijës. Pushoni pak dhe lërjani foshnjën dikujt tjetër që të kujdeset. Ndonjëherë, kur nuk keni më se çfarë lojërash të shpikni, foshnja mund të qetësohet thjesht duke parë një fytyrë të re.

Kur nuk ka lidhje me dhimbjet e barkut: ndonjëherë është e vështirë të përcaktosh nëse foshnja ka dhimbje ose prerje barku, apo po qan për diçka tjetër. Merrni në telefon pediatrin nëse:

foshnja qan për një kohë jashtëzakonisht të gjatë;

e qara ju duket e çuditshme;

e qara shoqërohet me rënien e aktivitetit, mosushqyerje, frymëmarrje apo lëvizje të pazakonta;

e qara shoqërohet me shenja të tjera, si: të vjella, temperaturë dhe diarre;

ju apo dikush tjetër në familje nuk po e duroni dot të qarën e foshnjës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.